Këshilli i Lartë Gjyqësor do të shqyrtojë paraditen e së enjtes 8 kandidatë për 6 vende në Gjykatën e Lartë.
Ata janë:
- Albana Boksi, gjyqtare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
- Alma Hicka, gjyqtare e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë,
- Gentian Medja, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë;
- Klodian Kurushi, gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
- Sokol Ibi, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë,
- Klodiana Veizi, gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës;
- Manjola Xhaxho, gjyqtare e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë;
- Sokol Ngresi, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë.
Nga të gjithë kandidatët vetëm Sokol Ngresi dhe Alma Hiçka nuk e kanë kaluar ende procesin e vetingut.
Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami ka bërë të ditur se KLGJ planifikon se Gjykata e Lartë do të ketë të paktën 10 anëtarë brenda vitit 2020.
Gjykata e lartë përbëhet nga 19 anëtarë nga të cilët 4 vijnë nga jashtë gjyqësorit ndërsa 15 nga gjyqësori. Deri më tani GJL përbëhet nga tre anëtarë nga jashtë gjyqësorit: Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe.