66 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1788.
Një pacient 67-vjeçar nga Shkodra ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pasi disa ditësh nën trajtim intensiv.
Të infektuarit e rinj janë 32 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 3 raste në Shkodër dhe Fier, nga 1 rast përkatësisht në Tropojë, Lezhë, Elbasan.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
55 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 8 janë në terapi intensive, 2 të intubuar.
70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 21 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1766 të infektuar,
– 39 viktima;
– 1086 të shëruar,
– 663 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 18 qershor është:
- Tiranë, 326 pacientë aktivë,
- Durrës, 132 pacientë aktiv,
- Shkodër, 111 pacientë aktivë,
- Vlorë, 42 pacient aktivë,
- Fier, 24 pacientë aktivë,
- Elbasan, 9 pacientë aktivë,
- Korçë, 7 pacient aktivë,
- Lezhë, 5 pacient aktivë,
- Kukës, 5 pacientë aktivë,
- Gjirokastër, 1 pacient aktiv.
- Berat, 1 pacient aktiv.