Gjykata e Lartë amerikane hedh poshtë Trumpin për programin e emigrantëve

Nga Exit News
Gjykata e Lartë amerikane hedh poshtë Trumpin për programin e emigrantëve

Gjykata e Lartë e SHBA-ve ka hedhur poshtë vendimin e Presidentit Trump për të ndaluar programin “Ëndrrimtarët”, i cili i jep mundësinë personave të paligjshëm në Amerikë, të sjellë në vend si fëmijë, të punojnë dhe të aplikojnë për leje punë në SHBA, pa u deportuar.

Në një votim 5 me 4, ky edhe kryetari konservator i Gjykatës u bashkua me liberal, duke argumentuar se vendimi i Presidentit Trump për të mbyllur programin ishte “arbitrat dhe kapricoz”.

Gjykata gjykoi se Presidenti nuk kishte ndjekur të gjitha hapat e nevojshme ligjore përpara se të merrte vendimin, duke e lënë të hapur mundësinë për përsëritje të kërkesës për përfundimin e programit.

Por, me shumë gjasa, Presidenti nuk do të kërkojë mbyllje të programit, vecanërisht përpara zgjedhjeve, duke ditur se kjo gjë do të shkaktonte shumë pakënaqësi.

Më shumë se 652, 800 njerëz, të rritur dhe të shkolluar në Amerikë, ishin në pritje të vendimit të Gjykatës.  Programi u nis nga Presidenti Barack Obama në vitin 2012.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>