Qindra qytetarë protestojnë kundër betonizimit të Parkut të Liqenit

Qindra qytetarë protestojnë kundër betonizimit të Parkut të Liqenit

Disa qindra qytetarë kanë protestuar, sot, kundër ndërtimit nga Bashkia Tiranë e një këndi lojrash në Parkun e Liqenit. Projekti pëfshin betonizim të një pjesë të rreth 11 mijë m2 park që do të zërë këndi i lojrave.

Protestuesit janë mbledhur, fillimisht, para Bashkisë Tiranë ku kanë folur disa prej tyre. Në këto fjalime, qytetarët kanë dënuar ashpër shkeljen e ligjit nga Bashkia, injorimin total të qytetarëve, dhe betonizimin e parkut.

Protestuesit kanë shprehur shqetësimin se këndi i lojrave është vetëm i pari i  një serie projektesh të planifikuara në masterplanin e Parkut, i cili mbahet ende i fshehtë e që do ta urbanizojnë plotësisht parkun.

Pastaj, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Parkut të Liqenit.

Gjatë rrugës ata u ndalën para godinës së Kryeministrisë, ku folës të ndryshëm kanë dënuar veprimet e bashkisë dhe qeverisë në dëm të hapësirave të gjelbërta të qytetit.

Më pas, qytetarët janë mbledhur rreth zonës së Parkut që është kthyer në një kantjer ndërtimi ku po hidhet beton dhe struktura të ngurta.

Qindra forca policie, ndërkohë, mbajnë të rrethuar gardhin e lartë prej rrjete çeliku të kantjerit për të mos lejuar protestuesit t’i afrohen atij.

Protestuesit po vazhdojnë ende të qëndrojnë në Park, duke hedhur parrulla të ndryshme kundër shkatërrimit të hapësirave të gjelbërta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>