Katër pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Durrës.
Dy prej tyre janë kontakte të pacientëve të mëparshëm në sukth, ndërsa dy të tjera janë raste të reja në Durrës.
Lajmi i mirë nga Durrësi është se grupi i dytë i punonjësve të bashkisë Durrës, të cilët u testuan pasi disa punonjës rezultuan të infektuar, nuk janë prekur nga Covid-19.
Në Durrës aktualisht ka mbi 130 të infektuar aktivë.