Lezhë, 5 pacientë me Covid-19, një punonjëse e bashkisë

Nga Exit News
Lezhë, 5 pacientë me Covid-19, një punonjëse e bashkisë

Pesë pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar në Lezhë në 24 orët e fundit.

Një paciente është gruaja e policit të burgut, i zbuluar me Covid-19 një ditë më parë.

Ndërsa katër të tjerët janë familjarët e një pacienti që ka qenë i shtruar në QSUT dhe e ka marrë virusin aty.

Një prej familjarëve është punonjëse në bashkinë e Lezhës, tek sektori i Shërbimit Social.

Dy javët e fundit QSUT është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni. Disa prej pavioneve si ai i Hematologjisë, i Sëmundjeve të Brendshme dhe urgjenca e Spitalit Francez janë mbyllur pasi mjekë, infermiere dhe pacientë u infektuar me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>