Partia Demokratike dënoi sulmin e Ministres së Arsimit Besa Shahini ndaj pedagogëve.
Në një postim në Facebook, ish deputeti i PD, Luçiano Boçi pohoi se gjuha e përdorur ndaj pedagogëve është fyese dhe arrogante.
Boçi pohoi se Ministrja kërkon t’i nëpërkëmbë dhe t’i poshtërojë pedagogët, duke harruar se ajo vetë nuk ka një formim të mirë gjuhësor.
Deputeti Boçi gjithashtu solli në vëmendje raportin e fundit të OECD, i cili kritikon sistemin arsimor, metodat e përdoruara nga mësuesit si dhe mungesën e mjeteve.
Ministrja e Arsimit Besa Shahini sulmoi pedagogët të cilët kritikuan testin e maturës së Gjuhë-Letërsisë, duke i quajtur frikacak që nuk duan të përballen me ndryshimin.