Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë është mbyllur, pasi një punonjëse rezultoi e infektuar me Covid-19.
Punonjësja është infektuar bashkë me familjarët e saj, pasi babai i saj ka qenë i shtruar në QSUT, ku dhe ka marrë virusin.
Drejtoria është mbyllur dhe po dezinfektohet, ndërsa punonjësit janë udhëzuar të vetëkarantinohen.