Meta: Reforma Zgjedhore lë për të dëshiruar, por PS-PD duhet ta miratojnë sa më shpejt

Nga Exit News
Meta: Reforma Zgjedhore lë për të dëshiruar, por PS-PD duhet ta miratojnë sa më shpejt

Presidenti Meta deklaroi se shpreson që shumica dhe opozita të përfundojnë sa më parë Reformën Zgjedhore, megjithëse marrëveshja ‘që kanë nënshkruar lë mjaft për të dëshiruar në përmbajtje.’

Duke folur në një konferencë për shtyp të premten, Meta theksoi se vendi është në situatë kritike, mosbesim të thellë dhe problemeve serioze të legjitimitetit të institucioneve, ndaj shpreson që reforma të rikthejë besueshëmrinë e qytetarëve tek shteti.

“Uroj që palët t’i qëndrojnë marrëveshjes që kanë nënshkruar, që lë mjaft për të dëshiruar në përmbajtje, por e dimë që jemi në situatë kritike, mosbesim të thellë dhe problemeve serioze të legjitimitetit të institucioneve.

Shpresoj që të ketë reflektim të shpejtë dhe të ecim drejt zgjedhjeve të ardhshme, që do të jenë në monitorim të rreptë ndërkombëtar, verifikimi në praktikë sa të ndershme janë.”

Meta u shpreh se miratimi i reformës është i rëndësishëm pasi është një prej kushteve të vëna nga BE-ja për vazhdimin e negociatave.

Ai tha se ‘nëse dera [e BE-së] mbyllet,shqiptarët do ta kenë të qartë kush e ka përgjegjësinë për këtë çështje.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>