Avokati i Popullit kritkoi veprimtarinë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, gjatë vitit 2019, duke e konsideruar jo transparent.
Në një raport të publikuar së fundmi, Avokati i Popullit rendit problematika si më poshtë:
- Mungesa e njoftimit për mbledhjet. AP shprehet se afati i njoftimit prej 5 ditësh i parashikuar në rregulloren e KED-it, nuk është respektuar asnjëherë.
- Mungesa e zbardhjes së procesvverbaleve si dhe dikutimeve të anëtarëve të KED-it. AP pohon se kryetari i KED nuk ka zbatuar gjatë 2019, detyrimin e tij për të bërë publike procesverbalet e mbledhjeve, diskutimin e anëtarëve, duke cenuar transparencën e procesit.
- KED kufizoi kompetencat e Avokatit të Popullit. Raporti pohon se KED miratoi rregullore ku ndalonte pjesmarrjen e AP në mbledhjet e Dhomës së Këshillimit. Gjithashtu AP nuk është informuar për procesin e vlerësimit dhe pikëzimit të kandidatëve.
- Vendimet e KED janë jo transparente dhe nuk përmbajnë informacion të plotë. Sipas AP relacionet e relatorëve të secilit kandidat, janë të cunguara pasi nuk përmbajnë analiza të thelluara si dhe informacion të plotë në lidhje me kandidatin.
- Mungesa e transparencës në lidhje me zhvillimin e mbledhjes për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëve. AP pohon se nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e tillë sipas të dhënave.
- Pamundësia e kandidatit për të për të komunikuar drejtëpërdrejtë me Këshillin. Kandidatët në shumicën e rasteve e kishin të pamundur komunikimin me të gjithë anëtarët e KED, por kjo bëhej vetëm nëpërmjet relatorit, i cili ja transmetonte më pas Këshillit.