Picula: Raporti i votuar në PE reflekton kushtet për Shqipërinë sipas Këshillit Europian

Nga Exit News
Picula: Raporti i votuar në PE reflekton kushtet për Shqipërinë sipas Këshillit Europian

Raportuesi për Ballkanin në Parlamentin Europian, Tonino Picula ka deklaruar se amendamenti për Shqipërinë, i votuar në Parlamentin Europian më 19 qershor, reflekton parakushtet e vendosura nga Këshilli për Shqipërinë në muajin mars.

Amendamenti kujton detyrimin e Shqipërisë për të plotësuar 15 kushte përpara votimit të kuadrit negociues me BE-në.

“Rekomandimet kryesore të Raportit kanë për qëllim vendosjen e theksit tek cilësia e reformave në vendet kandidate dhe kërkesën për rezultate konkrete. Për t’u siguruar që këto reforma janë të qëndrueshme, mekanizmi kushtëzues duhet të përforcohet në mënyrë që procesi i negociimit të mund të ndërpritet në rast se nuk përmbushen premtimet.” – tha Picula.

Demokracia dhe zbatimi i ligjit janë thelbësore në procesin e negociatave për antarësim, ndaj eurodeputeti thekson rëndësinë e diskutimeve për sistemin e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>