Hungaria ngjason me Kinën dhe Shqipërinë, përdor ambasadorët për të frikësuar median e huaj

Nga Alice Taylor
Hungaria ngjason me Kinën dhe Shqipërinë, përdor ambasadorët për të frikësuar median e huaj

Ambasadorët hungarezë në vendet e BE i kërkuan mediave evropiane, të cilat kritikuan gjendjen e jashtëzakonshme COVID-19 të kryeministrit hungarez Viktor Orban, të kërkojnë falje.

Organizata ndërkombëtare për lirinë e mediave, Reporterët pa Kufij (RSF) dënuan këtë veprim me argumentin se synon të frikësojë gazetarët dhe vendos nën presion mediat hungareze.

Në Austri, ambasadori hungarez Andor Nagy postoi një njoftim në faqen e internetit të ambasadës duke kërkuar që mediat të “kërkojnë falje për përsëritjen e akuzave” në lidhje me kompetencat e parlamentit dhe çështjet në lidhje me lirinë e mediave.

Njoftimi vazhdon “faljet i detyrohen jo vetëm qeverisë së zgjedhur të Hungarisë, por edhe shumicës dërrmuese të popullatës hungareze … dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme …. Lexuesve / shikuesve / publikut tuaj”.

Gazeta zvicerane Tribune de Geneve mori një kërkesë për falje nga ambasadori hungarez Istvan Nagy. Në Finlandë, dy ekspertë të politikës hungareze që kritikuan Orban ju kërkua të kërkojnë falje nga një prej zëdhënësve të tij.

Në Suedi, Ambasadori Adrien Muller u ankua në faqen zyrtare për “një shfaqje tronditëse të heqjes së të drejtës së përgjigjes të Hungarisë” sepse e përditshmja suedeze Dagens Nyheter nuk pranoi të botojë artikullin e tij mbi “gazetarinë e përgjegjshme”.

“Pas kufizimit të lirisë së shtypit në Hungari, qeveria hungareze tani dëshiron të kufizojë mediat e huaja,” tha Pavol Szalai, Shefi i Rrjetit për Bashkimit Evropian dhe Ballkanin të RSF. “Duke pasur parasysh përmbajtjen e këtyre kërkesave të faljes dhe tonin me të cilin u prezantuan, ato përbëjnë qartë një operacion intimidues të papranueshëm, një veprim që mund të ketë një efekt frikësues në redaksitë e huaja dhe korrespondentët e tyre në Hungari.”

Kjo është një taktikë e provuar dhe e testuar nga regjime të ndryshme përfshirë Kinën. Ka pasur shumë raste kur ambasadorët kinezë kanë kritikuar hapur, madje kanë kërcënuar gazetarët dhe mediat që kritikojnë Pekinin.

Vitin e kaluar, Exit zbuloi se ambasadorët shqiptarë në disa vende të BE po dërgonin letra, duke kërkuar takime dhe duke sugjeruar se gazetarët ishin “problematikë” pasi mediat e tyre publikonin artikuj në lidhje me qeverinë Rama dhe protestat e Opozitës.

Pasi botimit të disa artikujve kritikë në dy media të ndryshme austriake, ambasadori shqiptar në Vjenë kërkoi të takonte redaktorët dhe gazetarët përgjegjës. Sipas burimeve, kërkesa për një takim ishte me udhëzimin e vetë Kryeministrit. Ata nuk pranuan.

Një artikull tjetër, i shkruar nga një gazetar francez në lidhje me protestat të vitit të kaluar, përfshinte citime nga protestuesit. Ambasadori shqiptar në Francë i dërgoi një letër gazetës, duke nxjerrë në pah gazetarin problematik. Letra u pasua nga një vizitë nga vetë ambasadori.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>