Një 68 vjeçar nga Gjirokastra i infektuar me koronavirus ka humbur jetën pasi ka dalë nga spitali Infektiv, dhe po transportohej me ambulancë në Gjirokastër.
Ky është viktima e 44 në vend nga koronavirusi. Të shtunën paradite, një 70-vjeçare nga Durrësi, e infektuar me Covid-19, ndërroi jetë në spital.
Që prej 11 qershorit, në vend janë shënuar 9 viktima me Covid-19:
- Në 11 qershor, një 59-vjeçarnga Lushnja.
- Në 12 qershor, një 71-vjeçarnga Durrësi;
- Në 16 qershor, një 68-vjeçarnga Puka;
- Në 17 qershor, një 82-vjeçarenga Tirana;
- Në 18 qershor, një 67-vjeçarnga Shkodra, një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra.
- Në 19 qershor, një 69-vjeçarnga Kruja.