Bota po përjeton një fazë të re dhe të reëzikshme koronavirusi, me më shumë se sa 150 mijë raste të infektuarish në ditë, lajmëroi drejtori i Organizatës Kombëtare të Shëndetësisë, këtë javë.
Gati gjysma e rasteve janë në SHBA dhe në Brazil. Madje, Brazili ditën e premte arriti 1 milionë të infektuar.
Ndërkohë vendet e tjera që u duken sikur e kishin situatën nën kontroll që nga Korea e Jugut deri në Gjermani, po raportojnë raste të reja, duke ngjallur frikën e një vale të dytë infeksioni.
Megjithatë, ekspertët shprehen se numri i rasteve të reja është rritur edhe për shkak të hapjes së vendeve, por ata theksuan se ekonomia nuk mund të mbyllet më.