Edhe sot protestuesit janë ndeshur me një numër të pazakontë policësh që ruajnë gardhin e kantjerit të ndërtimit në Parkun e Liqenit.
Duke parë se policët janë pa asnjë plan profesional për detyrën dhe pa asnjë ide si të sillen përballë protestuesve veç krijimit të një barrikade fizike para tyre, protestuesit kanë vendosur të nxjerrin në pah sa qesharake është detyra e policëve për ruajtjen e gardhit.
E kanë bërë këtë gjë në mënyrë origjinale: kanë kanë filluar të qarkojnë kantjerin duke ecur të kapur dorë për dore, duke i tërhequr kështu edhe policët në vërdallosje përqark kantjerit.
Shikoni pamjet për këtë skenë interesante.