Gjykata Penale e Tiranës nuk ka marrë masa për respektimin e protokolleve të sigurisë pavarësisht se një nga punonjëset e saj ka rezultuar e infektuar me koronavirus, ditën e shtunë.
Në gjykatën Penale mungon tuneli i dezinfektimit, si dhe nuk ruhet distancimi social mes personave që presin të hyjnë në sallën e gjyqit.
Punonjësja e Gjykatës u vendos në karantinë për dy javë, ndërsa punonjësit e tjetër të gjykatës, po presin përgjigjen e testit.