Operacioni Forca e Ligjit (OFL) i kërkoi deklarimin e pasurisë 4 personave të dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe prostitucion. Ata janë:
- Astrit Gjoni, i dënuar nga Gjykata e Lushnjes, për vrasje dhe nga Gjykata e Catanzaros, Itali, për prostitucion dhe pjesmarrje në organizatë kriminale
- Shaban Zenaj, i dënuar nga Gjykata e Milanos, për trafikim të lëndëve narkotike
- Petrit Sulejmani, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për trafikim të lëndëve narkotike.
- Esat Mehmetit, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg, për trafikimin e lëndëve narkotike