Finlanda do të hapë kufijtë dhe do të heqë karantinën me Italinë dhe me Gjermaninë, më 13 korrik, nëse numrat e të infektuarve qendrojnë në nivelin aktual.
Ndërsa, për pasagjerët e Suedisë, kufiri do të qendrojë i mbyllur dhe do të zbatohet rregulli i karantinës së detyruar.
Qeveria finlandeze do të lejojë pasagjerët nga vendet evropiane ku infeksionet mbeten në 8 raste për 100 mijë banorë për dy javë, lajmëroi ministri i Finlandës, Maria Ohisalo.
Finlanda deri më sot ka regjistruar 7,155 të infektuar, 6,400 të shëruar, dhe 327 të vdekur.