10 të infektuar të rinj me Covid-19 janë zbuluar 24 orët e fundit në Shkodër.
Tre prej të infektuarve janë punonjës në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.
Dyshohet se ato janë infektuar nga një kolege e tyre e cila u zbulua si e infektuar katër ditë më parë.
Të infektuarit e tjerë janë familjarë të rasteve të mëparshëm.
Aktualisht në Shkodër ka mbi 130 të infektuar aktivë.