Kandidatët për deputetë të PD-së do të zgjidhen sipas në mënyrës “më të madhe demokratike që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri”, lajmëroi Kryetari i PD-së Basha Facebook, më 24 qershor.
Kjo mënyrë do të garantojë “parimet dhe rregullat për përfshirjen e drejtpërdrejtë të anëtarësisë në propozimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve”, u shpreh Basha.
Mënyra e re e hartuar me mbështetjen e “Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), pranë Partisë Republikane të SHBA dhe të Partisë Konservatore Britanike e Fondacionit Uestminster për Demokracinë”, do të miratohen nesër nga Kryesia e PD-së.