Nëse numri i të infektuarve do të vazhdojë të rritet, të infektuarit mund të kurohen dhe në spitalet rajonale.
Këtë njoftim e bëri të enjten Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami gjatë një vizite në Shkodër.
Zonja Cami u shpreh:
“Për momentin pacientet po trajtohen në spitalin infektiv COVID1, por nëse kemi rritje të numrave mund të shfrytëzohen dhe spitalet rajonale.”
Propozimin e Camit e ka mirëpritur Drejtori i Spitalit të Shkodrës, Ardian Dajti, i cili deklaroi se spitalet rajonale ‘kanë kapacitete, por vendimi i takon qeverisë.’
14 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit në Shkodër. Ndërsa në total qarku ka 153 të infektuar aktivë, duke u renditur si qarku i tretë më i prekur në vend.