77 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2269.
Një 76-vjeçar nga Tirana dhe një 54-vjeçar kanë humbur jetën në spitalin infektiv.
87 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 15 prej tyre janë në terapi intensive, dy të intubuar.
Mosha mesatare e të shtruarve është 61 vjeç.
Të infektuarit e rinj janë 28 në Tiranë, Shkodra 13 raste, Durrësi dhe Korça me nga 5 raste; nga 4 raste Delvina dhe Berati; nga 3 raste në Fier, Kurbin dhe Pukë; nga 2 raste në Elbasan dhe Kamëz; nga 1 rast përkatësisht në Krujë, Tropojë, Librazhd, Gjirokastër, Sarandë.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 25 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 2269 të infektuar,
– 51 viktima;
– 1298 të shëruar,
– 920 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 26 qershor sipas qarqeve është:
- Tiranë, 375 pacientë aktivë,
- Durrës, 174 pacientë aktiv,
- Shkodër, 154 pacientë aktivë,
- Vlorë, 84 pacient aktivë,
- Fier, 44 pacientë aktivë,
- Elbasan, 12 pacientë aktivë,
- Korçë, 25 pacientë aktivë,
- Lezhë, 27 pacient aktivë,
- Kukës, 13 pacientë aktivë,
- Gjirokastër, 7 pacientë aktivë,
- Berat, 5 pacientë aktivë.