Një punonjëse e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Durrës është infektuar me Covid-19.
Ajo është një laborante, e cila merrte tamponat tek personat e dyshuar si të infektuar.
Mëngjesin e së premtes janë dezinfektuar mjediset e punës të Drejtorisë, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon testimin e kolegëve të laborantes.