Maqedonia e Veriut do të hapë të gjitha kufijtë me 26 qershor. Tashmë nuk do të ketë asnjë kufizim për turistët e huaj për të hyrë në vend.
Më herët kushdo që dëshironte të hynte Maqedoninë e Veriut duhet të paraqiste rezultatet e një testi COVID-19, të kryer jo më shumë se 72 orë përpara dhe të ishte negativ. Më pas do të izoloheshin për 14 ditë. Ata që paraqisnin një test pozitiv do të dërgoheshin në godinat shtetërore të karantinës.
Turistëve e huaj ju lejohej të qëndronin në Maqedoni për qëllime tranziti për maksimumi pesë orë.