Presidenti Ilir Meta shprehu gadishmërinë e tij për të ndihmuar në zbatimin e reformës në drejtësi.
“I vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe njëkohësisht të rifitojë besimin e qytetarëve”, shkruan Presidenti në Facebook, më 26 qershor.
Meta theksoi se e vetmja rrugë për të ecur përpara është zbatimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias.