Publikimi i akuzës ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi gjatë kohës që ai ishte në një udhëtim në Shtëpinë e Bardhë tregon se prokurorët kishin frikë se ai mund të negocionte një lloj amnistie gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi, sipas Bodo Weber-it, anëtar në Këshillin e Politikave të Demokratizimit në Berlin .
Thaçi dhe ish kryetari i parlamentit Kadri Veseli u akuzuan nga Prokuroria Speciale në Kosovë për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Weber pohoi për RFE / REL se përpjekjet e Thaçit për të arritur një marrëveshje shkëmbimi tokash me Serbinë “kanë qenë indikatori më i mirë se ai do të akuzohet”.
Ai e lidhi publikimin e akuzës nga Prokurorisë së Specializuar me takimin e planifikuar në Shtëpinë e Bardhë për të rifilluar bisedimet Kosovë-Serbi në 27 qershor.
Kjo duket se i konfirmon edhe informacionet në prapavijë se që nga fillimi i negociatave është intervistuar disa herë nga përfaqësuesit e Prokurorisë, për të cilat, ndryshe nga politikanët e tjerë në Kosovë, nuk e ka informuar publikun. Sidoqoftë, lëshimi i pazakontë i informacionit mbi aktakuzën para konfirmimit nga Gjykata sugjeron se kjo është e lidhur me raundin e bisedimeve të së shtunës në Shtëpinë e Bardhë dhe frikën e prokurorit që presidenti Thaçi synon të negociojë një lloj amnistie”, tha Weber.
Ai sugjeroi që është e nevojshme të shihet çfarë ndikimi do të ketë kjo për vazhdimin e bisedimeve.
Çështja u ngrit në opinionin publik disa muaj më parë, por Presidenti Thaci indirekt mohoi të mbështeste një amnisti si pjesë e një marrëveshje të mundshme me Serbinë.