Presidenti Ilir Meta ka falenderuar Çekinë për mbështetjen ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit, gjatë drekës në Tiranë për kalimin e presidencës së vendeve të Vishegradit, (grupi ekonomik Çeki, Poloni, Hungari dhe Sllovaki), ditën e shtunë.
“Falenderova vendet e Grupit V-4 për mbështetjen ndaj Shqipërisë🇦🇱 në procesin e integrimit europian🇪🇺. Bashkëpunimi i tyre është shembull i shkëlqyer edhe për rajonin tonë”, shkroi Meta në Facebook.