BE hap kufijtë me 19 vende

Nga Exit News
BE hap kufijtë me 19 vende

BE ka vendosur hapjen e kufijve për udhëtimet jo të domosdoshme me 19 vende të botës, më 1 korrik.

Sipas Politico.eu, këto vende janë Algjeria, Andorra, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Monako, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, San Marino, Serbia, Korea e Jugut, Tajland, Tunizia, Uruguai, Vatikan dhe Kina.

Në rastin e Kinës, udhëtimet mund të nisin edhe përpara 1 korrikut për aq kohë sa Pekini aplikon kushtin e “reciprocitetit”, tha për policon një diplomart evropian.

Ndërkohë, BE ka ndaluar hyrjen e qytetarëve amerikanë, për të cilët vendimi do të merret më 1 korrik nga Komisioni Evropian.

Uashingtoni është në bisedime me venet evropiane dhe me BE për mënyrën se si mund të hapen kufijtë transatlantik, por sidoqoftë SHBA-të nuk bënin pjesë në asnjë nga listën e parë prej Politico.eu të hartuar nga diplomatët evropian.

Zyrtarisht, të premten, BE vendosi që të hapë kufijtë për vendet që kanë normën e të infektuarve të rinj më të ulët se sa mesatarja evropiane për 100 miëj banorë.

Lista me vendet e lejuara do të rifreskohet çdo 2 javë, sipas zhvillimeve epidemiologjike të vendeve.

Vendet kanë autoritetin për të vendosur se kë vend të tretë të lejojnë dhe kë jo. Duke nisur nga dita e shtunë, vendet e BE-së mund të japin miratimin me shkrim për hapjen e kufirit me vende të treta.

Gjithashtu, Këshilli ka miratuar edhe nëj dokument që lejon qytetarët nga të gjitha vendet të udhëtojnë në BE, nëse ata janë nënshtetas të BE-së, diplomatë, punonjës, studentë, ose me leje qendrimi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>