Facebook do të etiketojë çdo postim politik

Nga Exit News
Facebook do të etiketojë çdo postim politik

Facebook do të etikeojë çdo postim me përmbajtje politike dhe me gjuhë të urrejtjes. Vendimi u bë publik nga drejtuesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg, pas presionit të ushtruar nga një fushatë për bojkotimin e reklamave në Facebook.

Facebook do të etiketojë postime dhe reklama të lidhura me votimet presidenciale, me linqe që vërtetojnë infromacionin, dhe do të ndalojë “postimet me përmbajtje për nxitjen e urrejtjes në reklama”.

Të njëjtin vendim morri edhe kompania Twitter, pak kohë më parë, kur vendosi etiketime në disa prej postimeve të Presidentit Trump në Twitter.

Ditët e fundit, kompanitë e mëdha si Coca-Cola dhe Unilever ju bashkuan fushatës për bojkotimin e reklamave të quajtur “Stop urrejtjes për përfitim”, e cila nisi nga një grup aktivistësh të ët drejtave të njeriut, ët ciëlt kërkuan heqjen e postimeve me qëllim nxitjen e urrejtjes në Facebook.

Pavarësisht lajëmrimit të Zuckerbergut, kësaj fushate ju bashkuan edhe më shumë kompani, përfshire edhe kompaninë e prodhimit të çokollatave Hershey.

Facebook është sulmuar shumë kohët e fundit nga ligjbërësit, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe madje edhe nag punonjësit e saj për qasjen e dobët ndaj përmbajtjes nxitëse, përfshirë edhe për postimet e Trumpit.

 

Publikuar nga Politico.eu/Përshtatur nga Exit News

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>