Portugalia ka vendosur karantinën për rreth 700 mijë banorë. Qeveria portugeze vendosi të mbyllë qytetin Amadora dhe Odivelas, dhe një lagje në Lisbonë.
Banorët e këtyre zonave ndalohen të dalin nga shtëpia përveçse për të shkuar në punë, për të blerë ushqime ose për ndonjë punë emergjente. Gjithashtu në këto zona ndalohen edhe grumbullimet me më shumë se 5 persona.
Qeveria gjithashtu ka ndaluar grumbullimet me më shumë 20 persona, mbyllje e dyqaneve në orën 20:00 dhe ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike në karburante. Të gjithë personat që i shkelin këto rregulla, gjobiten me €5,000.
Portugalia ka një rritje të shpejtë të infektimeve të reja, duke u radhitur tek një ndër vendet me rritjen më të lartë të Evropë ditët e fundit.