Turizmi shqiptar do të mbështet nga BERZH dhe Organizata Botërore e Turizmit

Nga Exit News
Turizmi shqiptar do të mbështet nga BERZH dhe Organizata Botërore e Turizmit

Shqipëria do të përfitojë nga paketa për rimëkëmbjen e turizmit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Organizatës Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO)

Shtetet e tjera që do të përfitojnë nga ndihma janë Kroacia, Greqia dhe Mali i Zi në Ballkanin Perëndimor, dhe Armenia, Egjipti, Gjeorgjia, Jordania, Libani, Maroku, Tunizia, Turqia dhe Uzbekistani.

Sipas UNWTO, të gjitha vendet vendosën kufizime në udhëtime për shkak të COVID-19. Kjo ndikoi katastrofike në industrinë e turizmit. Duke qënë se kriza ende po vazhdon dhe të ardhurat nga turzmi janë të paparashikueshme për sezonin aktual, të dy organizatat do të marrin veprime të menjëhershme për të lehtësuar rimëkëmbjen e sektorit.

Përgjigja është hartuar në përputhje me tre shtyllat e Paketës së Ndihmës Teknike të Rimëkëmbjes së Turizmit të UNËTO-s. Kjo përfshin matjet e ndikimit të pandemisë, paketat e rimëkëmbjes që lidhen me sektorin e turizmit, protokollet e sigurisë, ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnimin e punonjësve të turizmit për protokollet e reja.

BERZH pritet të investojë 21 miliardë euro për një vit, për të mbështetur vendet në luftën ndaj pandemisë, ne veçanti në sektorin e turizmit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>