Presidenti amerikan Donald Trump e ka autorizuar Richard Grennell të organizojë një takim të dytë Kosovë-Serbi, pas dështimit të takimit të 27 qershorit në Uashington, në të kundërt Grenell do të largohet nga Kosova, raporton Radio Televizioni i Kosovës (RTK).
Të shtunën i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i njoftoi anëtarët e komunitetit amerikano-shqiptar, mbi takimin e tij me Presidentin Trump për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Në takimin me Grenellin morrën pjesë Martin Vulaj, Ish-drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elmi Berisha kryetari i Vatrës, Ana Cenaj e cila e përfaqësoi komunitetin amerikano-shqiptarë në Dallas dhe Teksas, si dhe Uk Lushi nga Batalioni Atlantiku, raporton gazeta kosovare Koha.net.
Takimi Kosovë-Serbi u anulua pas aktakuzave të ngritura nga prokuroria speciale për krime lufte ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.