Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të hënën deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike dhe vjedhje.
Ata janë:
- Eftim Ziko, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, trafikim të lëndëve narkotike.
- Nikolla Panariti, i dënuar për vrasje.
- Oltian Loga, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe pjesmarrje në organizatë kriminale.