Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu Behar Bajrin, një nga anëtarë e grupit kriminal Bajri, më 29 qershor. Ai u arrestua në shtator 2018 në Hollandë, si pjesë e grupit kriminal Bajri.
Tashmë në burg, nga 11 persona të arrestuar më bujë në 2018, si pjesë e Operacionit Forca e Ligjit, në burg ka mbetur vetëm Ilir Bajri, dhe Safet Bajri, të cilët po kryejnë dënimin respektivisht për drejtësinë italiane dhe belge. Gjithashtu, dhe Enver Bajri ndodhet në Spanjë, i arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare.
Si u liruan të gjithë anëtarët e grupit Bajri:
Në 2018, Policia arrestoi 11 persona në Shkodër. Atëherë, Drejtori i Policisë Ardi Veliu e quajti arrestimin e “grupit kriminal Bajri”.
Pas dy vite hetimi në prokurori, në shkurt të 2020 Prokuroria e Posaçme (SPAK) nuk vërtetoi akuzat për grup të strukturuar ndaj fisit “Bajri”.
SPAK-u kishte dyshime për grup të strukturuar vetëm për 2 prej tyre. Por meqenëse, sipas kodit të ri penal, grupi i strukturuar cilësohet me më shumë se 3 persona, akuza ra.
Kështu, prokuroria vendosi se Behar Bajri do të hetohet në Shkodër për vrasje. Ilir Bajri për gjobëvënie, dhe do të ekstradohet në Itali për llogari të autoriteteve italiane.
Safet Bajri dhe Astmir Bilali për trukim ndeshjesh, Ismet Idrizi për armëmbajtje pa leje dhe Emrah Plaku për ndërtim të paligjshëm. Gjithashtu Safet Bajri do të kryejë në Shqipëri dënimin e dhënë nga autoritete belge.
Pas vendimit të prokurorisë, anëtarët e grupit kriminal të mbetur në burg u dërguan për gjykim në Gjykatën e Shkodrës, e cila:
Më 20 maj liroi Ismet Idrizin, Asmer Bilalin dhe Samet Hallunin.
Më 29 qershor liroi Behar Bajrin.
20 maj ndryshoi masën e arrestit nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin.
Ndërsa në 2019, gjykata shpalli të pafajshëm Armir Grimën duke e liruar nga burgu. Grima, ish-portier i Vllaznisë dhe trajner i kombëtares së femrave akuzohej se “ishte pjesë e gurpit të strukturuar kriminal Bajri” dhe kishte trukuar ndeshje, akuza që u rrëzuan. Me 8 maj 2019 u liruan Denis Bajroviç dhe Klaudio Hoxhalliu. Më 22 tetor Fabiol Rexhepi u shpall i pafajshëm.