Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të martën deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për trafikim të lëndëve narkotike, prostitucion dhe vjedhje.
Ata janë:
- Vito Biba – banues në Tiranë, i dënuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike;
- Palnikaj – banues në Tropojë, i dënuar për vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtja pa leje;
- Baftjar Gjana – banues në Kukës, i dënuar për shfrytëzim prostitucioni;
- Genti Tahiri – banues në Korçë, i dënuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Ata kanë kohë 48 orë për të plotësuar formularin e pasurisë.