
Në 3 javët e fundit, që prej 10 qershorit, në vend kanë humbur jetën 31 pacientë me covid-19 ose pothuaj njësoj sa viktima janë shënuar në periudhën 9 mars-9 qershor.
Që prej fillimit të pandemisë në mars, 65 pacientë kanë humbur jetën në vend:
- 34 viktima në 3 muaj, 9 mars deri në 9 qershor;
- 31 viktima nga 10 qershori deri në 1 korrik.
Shtimi i viktimave është shoqëruar dhe me shtimin e pacientëve të shtruar në spital dhe numrin e të infektuarve ditorë.
Ditët e fundit në spital kanë qenë të shtruar 71 deri në 84 pacientë, ndërsa çdo ditë zbulohen 45 deri në 86 të infektuar të rinj.