Komisioni Europian çoi në Këshill draftin për kuadrin negociator për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Ky kuadër përcakton parimet që rregullojnë negociatat e antarësimit, përmbajtjen si dhe procedurën e tyre.
Qëllimi është përshtatja e ligjeve të Shqipërisë dhe Maqedonisë me ato të Bashkimit Europian.
Pasi vendet anëtare të miratojnë kornizën brenda së cilës do të zhvillohen negociatat, kryesia e rradhës e Këshillit të BE-së do të paraqesë pozicionin e përgjithshëm të unionit – që dakordësohet në konferencën e parë ndërqeveritare me secilin vend – duke shënuar zyrtarisht nisjen e negociatave të antarësimit.
Hartimi i këtij kuadri negociator është quajtur nga komisioneri për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhelyi si hapi i rradhës për rrugën e dy shteteve drejt integrimit europian.