Murrizi kundër dorëzimit të draft-reformës direkt në Kuvend: Duhet të diskutohet në Komisionin e Posaçëm

Nga Exit News
Murrizi kundër dorëzimit të draft-reformës direkt në Kuvend: Duhet të diskutohet në Komisionin e Posaçëm

Deputeti Myslym Murrizi ka kundërshtuar vendimin e Këshillit Politik për të shmangur Komsionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore dhe për ta dorëzuar draf-reformën direkt në Kuvend.

Gjatë seancës plenare të 2 korrikut, Murrizi tha se nuk do të votojë asnjë draft-reformë që nuk kalon në komisionin e posaçëm për disktutim. Ai akuzoi qeverinë dhe opozitën jashtëparlamentare se po bëjnë pazare në kurriz të votës së shqipëtarëve:

“Qenka dorëzuar një draft i njëanshëm.

Nëse Rama, Basha, Meta apo Monika që paratë e pista që u keni marrë shqiptarëve, mendoni të bëni një ligj me vota të trafikuara në Kuvend e keni gabim.

Nuk do të arrini ta coni deri në fund, këtë gjellë qensh që gatuat do ua thellim syve.

Unë jam anëtar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, ju garantoj se nuk do të merrni asnjë votë këtej. Lërini lojërat e pista.”

Një ditë më parë, Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik dhe bashkë-kryetar i Komisionit të Posaçëm të Reformës tha se draft-reforma ka plotësuar të gjitha kërkesat e opozitës jashtë dhe brenda parlamentit, ndaj nuk ka më nevojë të diskutohet në komisionin e posaçëm, por mund të shkojë direkt në kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>