Balla kritika RTSH-së: Anulloni kontratën 1.8 milionë euro për Champions e UEFA League

Nga Exit News
Balla kritika RTSH-së: Anulloni kontratën 1.8 milionë euro për Champions e UEFA League

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i kërkoi Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) të anulojë kontratën për transmetimin e ndeshjeve të kampionateve të futbollit Champions League dhe UEFA League, me vlerë 1.8 milionë euro.

Ai pohoi se ky shpenzim është shpenzim luksi dhe i panevojshëm, duke theksuar se me këto para mund të ishin blerë sisteme transmetimi për të mbuluar çdo pjesë të territorit.

“Përfitoj nga rasti që t’i tërheq vëmendjen televizionit publik për shpenzime të pavlefshme që lidhen me blerjen e ndeshjeve të Champions Leagues, të UEFA League-s, me vlera marramendëse. Nuk e di pse duhet të harxhojë 1.8 milionë euro TVSH për të blerë ndeshjet e Champions League të cilat hyjnë në sektorin luxury, në sektorin e qejfit.

Shqiptarët jetojnë dhe po nuk e panë Champions League, shqiptarët madje jetojnë dhe më mirë nëse nuk shohin UEFA League por unë nuk mund të toleroj sepse me këto para mund të ishin blerë sisteme transmetimi për të mbuluar çdo pjesë të territorit. “

Ai bëri thirrje RTSH-së të anulojë këtë kontratë duke theksuar se nuk i bën nder një televizioni publik se është shpenzim i kotë.

Ndërkohë në lidhje me paketën antishpifje Balla tha se duhet të miratohet sa më shpejt në përputhje me rekomandimet e Venecias.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>