67 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2819
Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçar nga Tirana kanë humbur jetën në spitalin Infektiv.
88 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 8 prej tyre janë në terapi intensive, 1 i intubuar.
Të infektuarit e rinj janë 34 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 6 në Kavajë, 4 në Elbasan, nga 3 raste në Kurbin, Korçë dhe 1 rast në Fier, Lezhë, Lushnje dhe Kamëz.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 28 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 2819 të infektuar,
– 74 viktima;
– 1637 të shëruar,
– 1108 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 3 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 409 pacientë aktivë,
- Durrës, 209 pacientë aktiv,
- Shkodër, 158 pacientë aktivë,
- Vlorë, 117 pacientë aktivë,
- Fier, 46 pacientë aktivë,
- Lezhë, 57 pacientë aktivë,
- Korçë, 32 pacientë aktivë,
- Kukës, 21 pacientë aktivë,
- Elbasan, 13 pacientë aktivë,
- Berat, 8 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 10 pacientë aktivë.