Spanja riizolon mbi 200 mijë banorë, rriten sërish numrat e të infektuarve

Nga Exit News
Spanja riizolon mbi 200 mijë banorë, rriten sërish numrat e të infektuarve

Një pjesë e rajonit të Katalonjas në Spanjë, ku jetojnë mbi 200 mijë banorë, do të izolohen sërish për shkak të rritjes së numrit të infektimeve me Covid-19.

Izolimi përfshin zonën e quajtur Segria, një zonë bujqësore në perëndim të Barcelonës, që përfshin edhe qytetin Lledia.

Presidenti i këtij rajoni, Quim Torra tha se askush nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë nga Segria nga mbasditja e të shtunës, 4 korrik.

Gjithsesi banorët nuk do të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyrë në karantinë, siç ndodhi në mars.

“Ne kemi vendosur të kufizojmë daljen nga Segria për shkak të të dhënave që konfirmojnë një rritje të konsiderueshme të numrit të infeksioneve me COVID-19,” tha presidenti rajonal Torra, në një konferencë lajmesh.

Në 24 orët e fundit, në Spanjë janë gjetur rreth 400 të infektuar të rinj, 155 prej të cilëve vetëm në Segria.

Në total, Spanja ka mbi 250 mijë të infektuar dhe mbi 28 mijë viktima me Covid-19 dhe është një ndër shtetet më të prekura nga virusi në gjithë botën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>