Transporti publik rinis në 6 korrik – Cilat janë rregullat që duhet të respektoni?

Nga Exit News
Transporti publik rinis në 6 korrik – Cilat janë rregullat që duhet të respektoni?

Kompanitë e transportit publik dhe Bashkia Tiranë kanë arritur në një marrëveshje për të ndryshuar protokollin që duhet zbatuar gjatë udhëtimit dhe për të rinisur punën të hënën, 6 korrik.

Rregullat që do të duhet të ndiqen nga kompanitë dhe udhëtarët janë këto:

– Në automjete do të lejohen të udhëtojnë me 70 për qind të kapacitetit të udhëtarëve.

– Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.

– Çdo pasagjer duhet të jetë i pajisur me maskë dhe doreza, si në vendin e pritjes së autobusit, ashtu dhe brenda tij.

– Pasagjerët duhet të mbajnë distancë 1 metër nga njëri-tjetri brenda në autobus.

– Drejtuesi i mjetit dhe fatorinoja duhet të të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

– Në autobuzë dhe mjete të tjera të transportit duhet të ketë dezinfektantë dhe duhet të jenë të shenjuara vendet ku lejohen të ulen udhëtarët.

– Gjatë udhëtimit, ajrimi i autobuzëve dhe mjeteve të tjera do të bëhet përmes dritareve dhe jo kondicionerit.

– Në rast të shkeljes së rregullave, çdo pasagjer do të mbajë përgjegjësi personale.

– Në çdo mjet do të ketë postera me udhëzimet e OBSH-së për rregullat e higjienës dhe distancimit social.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>