Zbulohet një varrezë e periudhës së Bronzit të Vonë në Himarë

Nga Exit News
Zbulohet një varrezë e periudhës së Bronzit të Vonë në Himarë

Në Himarë u zbulua të hënën një varrezë, e cila i përket epokës së Bronzit të Vonë.

Lajmin e bëri të ditur gazetari Aleksandër Çipa në një postim në Facebook, ku shkruan:

“Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimise Kulturore është zbuluar një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë (Shek. XV-XII p.Kr).”

Ai shton se ky është i pari sit i zbuluar në qytetin e Himarës, duke bërë që Himara të jetë pjesë e Hartës Arkeologjike te Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>