Rindërtimi, qeveria miraton fondet për banesa në tre bashki

Nga Exit News
Rindërtimi, qeveria miraton fondet për banesa në tre bashki

Qeveria ka miratuar përdorimin e dy fondeve të përcaktuar për rindërtimin pas tërmetit të fundvitit të kaluar.

316 970 000 lekë do të përdoren për rindërtimin e banesave private dhe pallateve në Bashkinë Mirditë, Vorë dhe Rrogozhinë.

Përfitues do të jenë ata të cilët kualifikohen për grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve kanë marrë dëmtime të lehta dhe të rënda, por që nuk kanë nevojë të rindërtohen nga e para.

Njëkohësisht do t’i shkojë Autoritetit Rrugor Shqiptar edhe shuma prej 151 539 896 lekësh, e destinuar për rindërtimin e Urës së Tapizës, nga buxheti i shtetit i vitit 2020.

Ky fond sipas Aktit Normativ shkon për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për t’u përdorur në programin e ‘transportit rrugor’ dhe paratë e mbetura pas procedurave të prokurimit i kthehen fondit për rindërtim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>