Kryetarja e Komitetit Teknik dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli foli për rrezikshmërinë e virusit, rritjen e rasteve të reja dhe strategjinë e qeverisë për hapjen e spitaleve Covid-19. Në një intervistë për Abc News, ajo i sqaroi qytetarët se:
1 — Kryerja e analizës nuk të jep siguri, duhet të respektosh izolimin
“Dalja e një tamponi negativ nuk të jep siguri. Tamponë nuk mund të bësh përditë, duhet të respektohet izolimi”.
2 — Duhet shmangur dalja në ambjente publike, me grumbullime të mëdha
“Sidomos dalja në ambientet publike duhen evituar. Nuk e kemi mësuar akoma konceptin e shëndetit në komunitet. Vazhdojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e mëdha”.
3 — Mjekët mund të infektohet pa dashje, edhe gjatë zhveshjes
“Mundësia që mjekët të mos infektohen janë të gjitha, por puna e tyre në një ambient me shumë virulencë, po ndonjëherë gjatë momentit të zhveshjes mund ta marrin virusin pa dashje”.
4 — Spitali “Shefqet Ndroqi” (Sanatoriumi), nuk do të kthehet në spiatl Covid-19.
“Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi të përgatitur edhe me struktura të tjera shëndetësore, si kirurgjitë e vjetra. Edhe Infektivi vetë nuk është aq i tejmbushur sa të kërkohet hapje e një tjetër spitali Covid”.
5 — Covid-9 nuk e ka humbur agresivitetin me rritjen e temepraturave
“Simptomat janë të njëjtat, agresiviteti është i njëjti. Nuk është i vërtetë se është më i lehtë se ai i marsit. Vijon të jetë e panjohur situata. Mundohemi të përgatitemi për skenarët më të këqij. Do bëhen vaksinat e gripit. Ka dhe teori që thonë që nuk mund të jene dy viruse agresive në të njëjtën kohë, sepse luftojnë njeri-tjetrin.”
6 — Me uljen e shifrave do të hapen edhe kufijtë për turistët
“Duhet të mendojmë më globalisht. T’i hapim udhëtimet për turizmin e huaj, të vinë turistët. Po të ulen shifrat do hapen kufijtë. Duhet ta shohim shumë më globalisht turizmin.”