10 përfituesit më të mëdhenj të garancisë sovrane të dhënë nga qeveria për mbështetjen e bizneseve të prekura nga koronavirusit, sipas artikullit të reporter.al janë:
Spitali Amerikan ka palikuar për 4,8 milionë euro, nga të cilat ka marrë rreth 596 mijë euro.
Grupi i kompanive Balfin-Albchrome, Neptun, Spar, Fashion Group Albania dhe Kid Zonë, ka aplikuar për 3,3 milionë euro, nga të cilat ka tërhequr 400 mijë euro.
Bankers Petroleum ka palikuar për 2 milionë euro të miratuara dhe ka marrë 800 mijë euro
Kompania Kastrati ka aplikuar për 2,3 milionë dhe ka marrë 1 milionë euro.
Kompania “Gjoka Konstruksion” ka aplikuar për 1,4 milionë euro kredi, dhe ka marrë 500 mijë euro.
Kompania e inceneratorëve ka aplikuar për 500 mijë euro kredi, prej të cilave ka marrë 100 mijë euro.
Kompania e ndërtimit “Gjikuria” –fituese e koncesionit të rrugës Orikum-Dukat ka aplikuar për kredi 300 mijë euro, dhe ka marrë 200 mijë euro.
Kompania TV Klan ka aplikuar për 700 mijë euro kredi, dhe i janë disbursuar 200 mijë euro.
Kompania MTSC, që operon televizionin informativ Report TV ka aplikuar dhe ka marrë 180 mijë euro kredi.
Panorama Group, Focus Media Neës dhe Focus Press, Universiteti Luarasi, Birra Korça dhe kompaninë e ndërtimit, Erjoni sh.p.k. kanë aplikuar për 451 mijë euro kredi dhe ka marrë 200 mijë euro.
Kompania TIBO shpk, partneri i rrjetit numerik Digitalb për transmetimet IPTV në të gjithë botën morri 150 mijë euro kredi dhe i janë disbursuar 23 mijë euro.
Televizioni argëtues, B.B.F ka.marrë 10 mijë euro kredi.
44 kompani fason kanë marrë 5,2 milionë euro kredi, në total. Dhë 4,5 milionë euro nga fondi i miratuar deri në fund të majit.
31 kompani ndërtimi kanë marrë 4 milionë euro kredi në total, 43 përqind të saj e ka marrë kompania “Gjoka”.
Gjashtë universitete ose shkolla jo-publike kanë marrë1,5 milionë euro kredi.
Vetëm 5 kompani që operojnë në turizëm kanë marrë kredi, me një shumë prej 145 mijë euro. Ky është sektori më pak i interesuar për të marrë kredi sipas Ministrisë së Financave.