Klubi sportiv Partizani ka njoftuar se dy nga lojtarët e këtij ekipi futbolli janë infektuar me Covid-19.
Sportistët e infektuar janë Dejan Boldor dhe Besnik Ferati. Ata kanë shfaqur simptoma, më pas i është bërë testimi i cili ka konfirmuar infektimin e tyre.
“Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ.” – shkruan KF Partizani në Facebook.
Lajmi vjen pak ditë përpara derbit të kryeqytetit që do të vërë përballë Partizanin me Tiranën.