Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, së shpejti e detyrueshme dhe në Shqipëri

Nga Exit News
Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, së shpejti e detyrueshme dhe në Shqipëri

Mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura mund të bëhet e detyrueshme dhe në Shqipëri.

Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, deklaroi në 8 korrik, në ReportTv, se ky vendim mund të merret në ditët në vijim pasi ekspertët kanë parashikuar se nuk do të ketë ulje të numrit të të infektuarve:

“Në ambientet e mbyllura dhe në ambientet e hapura ku ka shumë njerëz do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba, ka kaluar faza e këshillimeve.

Kjo do të bëhet këto ditë pasi janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë.

Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>