Qeveria i ka propozuar Kuvendit shtyrjen e afatit për rivlerësimin e pronave private deri më 31 dhjetor. Sipas, relacionit të qeverisë kjo shtyrje ka për qëllim t’i japë më shumë kohë përsonave të interesuar të vlerësojnë pronën, pas mbylljes së zyrave nga marsi në maj për shkak të gjendjes së Covid-19.
Ligji, i cili hyri në fuqi më 17 janar dhe mbaronte më 30 shtator 2020, i jep të drejtë qytetarëve të përafrojnë vlerën e pronës së tyre me çmimin e tregut, dhe në rast shitje ose dhurimi të paguajnë vetëm 3 përqind nga 15 perqind të tatim-fitimit.
Nga 17 janari deri në mars janë kryer 15 071 aplikime. Ndërsa për periudhën 18 mars – 22 maj numri i aplikimeve është 4 835.