Kryeqyteti i Japonisë, Tokio regjistroi 243 raste të reja me koronavorus, ditën e premte. Kjo është dita e dytë rekord për numrat e të infektuarve.
Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshës 20 deri në 30 vjeç.
Rastet u zbuluan pasi më shumë se 3000 teste u bë në qytet.
Klubet e natës janë bërë vatra kryesore e shpërthimit të virusit.
Qeveria ka vendosur mbylljen e tyre për 10 ditë, dhe gjobitjen me rreth 1000 dollarë për këdo punonjës të sëmurë me koronavirus që flet me ndonjë klient.
Për çdo klub të mbyllur, qeveria do të paguaj rreth 5000 dollarë.